Rusia dhe Ukraina goditen nga sulme të dukshme kibernetike, hakohen aplikacionet e alarmit të emergjencës

Rusia dhe Ukraina goditen nga sulme të dukshme kibernetike, hakohen aplikacionet e alarmit të emergjencës

Aplikacioni ukrainas për alarmet ajrore, “Air Alert”, i cili mbështetet nga Ministria e Transformimit Digjital, u bë pre e një sulmi të rëndë kibernetik të dielën, raporton BBC.

 

 Ndërhyrja armiqësore shkaktoi panik afatshkurtër te qytetarët pasi shfaqi mesazhe false për rreziqe madhore, përfshirë një alarm për rrezatim në kryeqytetin e vendit, Kiev.

 

Forcat Ajrore të Ukrainës nxituan të qetësonin opinionin publik përmes një deklarate zyrtare në Telegram:

 

“Aplikacioni Air Alarm me gjasë i është nënshtruar ndërhyrjes armiqësore. Nuk ka asnjë rrezik nga rrezatimi! Qëndroni të qetë dhe ndiqni përditësimet tona në kanalin tonë”.

 

Sulmi kibernetik pati ndikim të drejtpërdrejtë edhe në sistemet fizike të sigurisë në disa rajone të Ukrainës. 

 

Për shkak të defektit dhe ndërhyrjes në aplikacion, në këtë rajon u aktivizua përmes altoparlantëve publikë sinjali i rrezikut nga rrezatimi, i cili më pas u përgënjeshtrua nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës.

 

Guvernatorja Natalya Zabolotna konfirmoi sulmin kibernetik dhe u bëri thirrje urgjente qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos klikojnë në asnjë mënyrë mbi lidhjet (links) e dyshimta të dërguara përmes mesazheve të aplikacionit.

 

Agjencia Qendrore e Inteligjencës dhe autoritetet shtetërore u bënë thirrje qytetarëve që të mos bazohen vetëm te ky aplikacion për momentin. 

 

Ata këshilluan popullatën që t'u kushtojnë vëmendje sirenave tradicionale të qyteteve, të aktivizojnë njoftimet e përgjithshme në telefonat e tyre dhe të përdorin burime të tjera zyrtare dhe mediatike për të verifikuar situatën reale përpara se të marrin masa mbrojtëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy