Me profesion mjek, Presidenti iranian Pezeshkian i përfshirë në trajtimin e Mojtaba Khameneit

Me profesion mjek, Presidenti iranian Pezeshkian i përfshirë në trajtimin e Mojtaba Khameneit

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian, me profesion kirurg kardiak, është i përfshirë, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, në trajtimin e Udhëheqësit Suprem Mojtaba Khamenei, i cili u plagos në sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt, raporton New York Times.

 

Transmetuesi panarab saudit “Al Arabiya” raporton se takimet me Udhëheqësin Suprem janë të kufizuara dhe kryesisht me ekipin e tij mjekësor. 

 

Sipas burimeve iraniane, Khamenei iu nënshtrua një operacioni në dorë dhe pësoi djegie të rënda në fytyrë dhe buzë, të cilat kanë ndikuar në aftësinë e tij për të folur. Ai aktualisht është duke pritur një këmbë protetike pasi iu nënshtrua tre operacioneve. 

 

Nga ana tjetër komandantët e lartë të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe zyrtarë të lartë qeveritarë nuk po e vizitojnë Khamenein nga frika se Izraeli mund të monitorojë lëvizjet e tyre dhe ta shënjestrojë atë. 

 

Më parë, disa burime kanë treguar se mesazhet që merr Udhëheqësi Suprem i Iranit janë të shkruara me dorë dhe të dorëzohen nëpërmjet një zinxhiri korrierësh.

 

Që kur filloi lufta më 28 shkurt, Khamenei nuk është shfaqur në publik apo në televizion, duke ia besuar mesazhet e tij të shkruara në raste të veçanta, siç është Viti i Ri Persian, Novruzi, teksteve të lexuara nga gazetarët e televizionit. 

 

Sipas disa burimeve, Ajatollah është plagosur rëndë, por gjithsesi ka kontrollin e vendimeve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy