Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për të gjitha anijet, edhe ato iraniane, nëse Teherani pranon kushtet që janë aktualisht në diskutim me Uashingtonin.
“Duke supozuar se Irani pranon të zbatojë atë për të cilën ramë dakord, gjë që ndoshta është pak e mundshme, Fury-t Epik, tashmë legjendar, do t’i vijë fundi”, shkroi Trump në rrjetin social Truth.
Megjithatë, Presidenti amerikan paralajmëroi se nëse Irani nuk e pranon marrëveshjen, bombardimet do të fillojnë, duke shtuar se “Veprimet ushtarake do të kryhen në një nivel shumë më të lartë dhe me intensitet shumë më të madh se më parë”.



