Katz, Erdoganit: Je një sulltan prej letre, mos ndërhy në punët e Izraelit

Katz, Erdoganit: Je një sulltan prej letre, mos ndërhy në punët e Izraelit

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, sulmoi Presidentin turk Recep Tajip Erdoganin me një gjuhë mjaft të ashpër, duke e përshkruar presidentin turk si një “sulltan letre” dhe duke i bërë thirrje atij të ndalojë së luajturi me Izraelin.

 

Me postimin e tij në X, Katz iu përgjigj fjalimit të Erdogan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, gjatë së cilës presidenti turk nisi një sulm të ri ndaj Izraelit për shkak të luftës në Gaza.

 

“Erdogani është një sulltan letre, i fortë në fjalimet antisemite dhe nxitëse, por i dobët në veprime”, shkroi Ministri Izraelit i Mbrojtjes.

 

Presidenti turk i kishte bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të rriste presionin mbi Izraelin për luftën në Gaza, duke e quajtur enklavën palestineze “Kampin më çnjerëzor dhe të turpshëm të përqendrimit të kohës sonë”. 

 

Kujtojmë se Turqia është gjithashtu ndër kritikët më të ashpër të operacionit ushtarak izraelit në Gaza.

 

Katz e përshkroi fjalimin e presidentit turk si antisemit dhe nxitës dhe e akuzoi atë për “përqafim dhe financim të vrasësve dhe përdhunuesve të Hamasit”

 

Erdogani është i mirë në fjalime dhe ëndërron rindërtimin e Perandorisë Osmane. Por kur vjen koha për veprim, ai dëshmon të jetë një sulltan prej letre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy