Mali Olimpi në Greqi, shpallet Trashëgimi Botërore e UNESCO

Mali Olimpi në Greqi, shpallet Trashëgimi Botërore e UNESCO

Mali Olimp, simboli mitik i Greqisë, është përfshirë zyrtarisht në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pasi u vlerësua si një pasuri me rëndësi të jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore për njerëzimin.

 

Vendimi u miratua unanimisht gjatë sesionit të 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, që po zhvillohet në Busan të Koresë së Jugut. Me këtë njohje, Olimpi fiton statusin e një prej vendeve më të rëndësishme në botë për vlerat e tij natyrore, historike dhe simbolike.

 

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e cilësoi këtë si një arritje me rëndësi të veçantë kombëtare, duke theksuar se “Tashmë Olimpi mitik i përket gjithë njerëzimit dhe duhet të mbrohet përgjithmonë”.

 

Sipas tij, ky vlerësim jo vetëm që forcon pozicionin e Greqisë në skenën ndërkombëtare dhe nxjerr në pah trashëgiminë e saj kulturore, por krijon edhe mundësi të reja zhvillimi për zonat përreth malit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy