Mijëra punonjës të Boeing në grevë për pagat dhe kushtet

Mijëra punonjës të Boeing në grevë për pagat dhe kushtet

Punonjësit e kompanisë Boeing që ndërtojnë avionë luftarakë kanë hyrë në grevë këtë të hënë për paga më të larta dhe kushte më të mira.

“Rreth 3,200 punëtorë në fabrikat e Boeing në St. Louis, St. Charles, Missouri, dhe Mascoutah, Illinois, votuan për të hedhur poshtë një marrëveshje pune katërvjeçare të modifikuar me Boeing”, tha sindikata e Shoqatës Ndërkombëtare të Mekanistëve dhe Punëtorëve të Hapësirës Ajrore.

Në një postim në X, sindikata tha: “3,200 anëtarë të sindikatës me aftësi të larta në Boeing hynë në grevë në mesnatë sepse mjaft është mjaft”.

“Anëtarët e Distriktit 837 ndërtojnë avionët dhe sistemet mbrojtëse që e mbajnë vendin tonë të sigurt. Ata nuk meritojnë asgjë më pak se një kontratë që i mban familjet e tyre të sigurta dhe njeh ekspertizën e tyre të pakrahasueshme”, tha Sam Cicinelli, nënkryetar i përgjithshëm i sindikatës për territorin e Midëest-it, në një deklaratë.

“Jemi të zhgënjyer që punonjësit tanë refuzuan një ofertë që paraqiste një rritje mesatare të pagës prej 40% dhe zgjidhën problemin e tyre kryesor mbi oraret alternative të punës”, tha Dan Gillian, nënkryetar dhe drejtor i përgjithshëm i Boeing Air Dominance, dhe drejtues i lartë ekzekutiv i lokacionit në St. Louis. 

Ne jemi të përgatitur për një grevë dhe kemi zbatuar plotësisht planin tonë të emergjencës për të siguruar që fuqia punëtore jo-greviste të mund të vazhdojë të mbështesë klientët tanë.

Boeing ka pasur vështirësi pas rrëzimit të dy aeroplanëve të saj Boeing 737 Max , njëri në Indonezi në vitin 2018 dhe tjetri në Etiopi  në vitin 2019, duke vrarë 346 persona. 

Në qershor, një nga aeroplanët Dreamliner të Boeing, i operuar nga Air India, u rrëzua, duke vrarë të paktën 260 persona. 

Javën e kaluar, Boeing raportoi se të ardhurat e tremujorit të dytë ishin përmirësuar dhe humbjet ishin ngushtuar. 

Kompania humbi 611 milionë dollarë në tremujorin e dytë, krahasuar me një humbje prej 1.44 miliardë dollarësh gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy