Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, nga Luksemburgu bëri thirrje për zgjatjen e armëpushimit në Iran, deri në gjetjen e një zgjidhje diplomatike.
Ne nuk po rrimë duarkryq dhe të shikojmë nga larg. Po bashkëpunojmë në mënyrë aktive me partnerët rajonalë sepse ndajmë saktësisht të njëjtat shqetësime.
Ata e njohin Iranin më mirë se kushdo tjetër. Dhe kjo është për të forcuar pozicionin e negociatorëve në tryezën e negociatave. Sigurisht, armëpushimi është shumë i brishtë, por diplomacia duhet të ketë një shans.
Prandaj shpresoj që armëpushimi të zgjatet derisa të gjendet një zgjidhje diplomatike.



