Parlamenti Europian miratoi rezolutën për njohjen e shtetit të Palestinës

Parlamenti Europian miratoi rezolutën për njohjen e shtetit të Palestinës

Parlamenti Europian u bën thirrje shteteve anëtare të shqyrtojnë njohjen e shtetit të Palestinës në mënyrë që të mbështesin zgjidhjen me dy shtete. 

Kjo thuhet në një deklaratë zyrtare të publikuar në faqen e internetit të Parlamentit Europian pas miratimit të një rezolute për këtë qëllim, të miratuar me 305 vota pro, 151 kundër dhe 122 abstenime.

Rezoluta dënon fuqimisht bllokadën e ndihmës humanitare për Gazën nga qeveria izraelite, e cila ka shkaktuar zi buke në veri të Rripit dhe bën thirrje për hapjen e të gjitha kalimeve kufitare përkatëse. 

Parlamenti Europian bën thirrje për rivendosjen urgjente të mandatit dhe financimit të UNRWA-së, nën monitorim të rreptë, dhe kundërshton fuqimisht sistemin aktual të shpërndarjes së ndihmës. 

Parlamenti dënon me fjalët më të ashpra krimet barbare të Hamasit kundër Izraelit dhe bën thirrje për sanksione konkrete kundër grupit terrorist.

Erodeputetët mbështesin vendimin e Presidentit të Komisionit Europian për të pezulluar mbështetjen dypalëshe të BE-së për Izraelin dhe për të pezulluar pjesërisht marrëveshjen tregtare BE-Izrael. 

Anëtarët bëjnë thirrje për hetime të plota për të gjitha krimet e luftës dhe shkeljet e së drejtës ndërkombëtare, dhe që të gjithë ata që janë përgjegjës të mbajnë përgjegjësi. 

Anëtarët e Parlamentit Europian mbështesin sanksionet europiane kundër kolonëve dhe aktivistëve të dhunshëm izraelitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor të pushtuar, dhe kundër ministrave izraelitë Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir.

Lidhur me masat kundër Izraelit të paraqitura si çështje urgjente të enjten nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen , “Ne po punojmë në mënyrë aktive mbi to dhe do t’i paraqesim sapo të jenë gati”, tha zëdhënësja e Komisionit Europian Paula Pinho në një konferencë për mediat në Bruksel. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy