Tërmeti 8.8 ballë në Rusi, Pumo: Në Kamchatka ka vullkan, cunami dhe shkatërrime të mëdha (VIDEO)

Tërmeti 8.8 ballë në Rusi, Pumo: Në Kamchatka ka vullkan, cunami dhe shkatërrime të mëdha (VIDEO)

Gazetari Misha Pumo për tërmetin në gadishullin Kamchatka në Rusi thotë se situata është e rëndë dhe me dëme të shumta.

Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se aktualisht në Kamchatka ka tërmet, vullkan, cunami dhe shkatërrime të mëdha. 

Në Kamchatka situata është e rëndë, është një zonë shumë sizmike, ku përveç tërmetit ka dhe vullkanin aktiv. Aktualisht në Kamchatka ka tërmet, ka vullkan, cunami dhe shkatërrime të mëdha. 

Me këto përmasa të fatkeqësisë natyrore, për momentin nuk është raportuar për viktima njerëzore. Ka pasur vetëm të plagosur. 

Fat që njerëzit nuk kanë qenë në gjumë, ka pasur dhe momente dramatike ku njerëzit në aeroportin e Kamchatka filmonin si shembej çatia dhe iknin në rrugë.

Situata vazhdon të jetë e nderë, ka pasur goditje të vazhdueshme, ka pasur shumë ndërtesa që janë shkatërruar buzë oqeanit, që janë përfshirë nga dallgët e oqeanit. Situata vazhdon të jetë e vështirë. 

Flitet që edhe Japonia pret goditjet e cunamit nga tërmeti i rënë. Rrezik cunami përbën edhe për Alaskën. 

Situata ka qenë shumë e pazakontë. Cunami është njoftuar me altoparlant, sigurisht nuk mund të paralajmërohej tërmeti i parë, por më pas u arrit që të parandaloheshin dëmet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy