Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë në një tubimi politik në Pakistan.
Qindra anëtarë të Partisë Kombëtare të Balochistanit ishin mbledhur për një tubim në një stadium në Quetta, kur një bombë shpërtheu në zonën e parkimit të martën në mbrëmje.
Balochistani, i cili kufizohet me Afganistanin dhe Iranin, është rajoni më i madh dhe më i varfër i vendit.
Banorët e tij përballen gjithashtu me sulme të rregullta dhe shpesh vdekjeprurëse nga Shteti Islamik dhe grupet separatiste.
"Ministri i Shëndetësisë Bakht Muhammad Kakar, tha se kamikazi nuk mundi të arrinte në vendin e tubimit për shkak të masave të rrepta të sigurisë", u tha gazetarëve zyrtari qeveritar Hamza Shafqaat.



