Presidenti çek Petr Pavel paralajmëroi se Europa nuk duhet ta lehtësojë Rusinë dhe i bëri thirrje NATO-s që të reagojë më me vendosmëri ndaj shkeljeve të përsëritura të hapësirës së saj ajrore nga avionët dhe dronët rusë.
Në një intervistë me botimin e së dielës të gazetës britanike The Times, Pavel deklaroi se nëse incidente të tilla vazhdojnë, “Do të vijë një kohë kur do të na duhet të marrim masa më të ashpra, përfshirë rrëzimin e mundshëm të një avioni rus.”
Sipas tij, Moska nuk do të lejojë ndërhyrje të përsëritura në hapësirën e saj ajrore.
Duke përmendur negociatat midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë dhe precedentin historik të lëshimeve territoriale ndaj Gjermanisë naziste, Pavel paralajmëroi se lejimi i Moskës të dalë fitimtare nga konflikti në Ukrainë do të thoshte “Humbasim të gjithë”.
Ai denoncoi “mungesën e gatishmërisë kolektive” të Perëndimit për të mbrojtur vlerat e tij, megjithëse pa folur për një tradhti ndaj Kievit.
Pavel gjithashtu i bëri thirrje Europës të përgatitet për t’u mbrojtur në mënyrë të pavarur nëse Shtetet e Bashkuara, nën administratën e re Trump, do të përfshihen në fusha të tjera si Azia-Paqësori.
Presidenti çek propozoi forcimin e shtyllës europiane të NATO-s, me një ndarje të roleve komanduese dhe rritje të kapacitetit ushtarak midis shteteve anëtare, veçanërisht Gjermanisë, për ta afruar aleancën me një marrëdhënie të barabartë me Uashingtonin.
Presidenti çek pranoi se, në planin afatgjatë, do të jetë e nevojshme të negociohet një marrveshje e re sigurie me Rusinë, por vetëm pas paqes në Ukrainë dhe me rregulla detyruese të ngjashme me Marrëveshjet e Helsinkit.
Pavel e quajti Kinën “rivalen kryesore sistemike” të demokracive perëndimore, duke paralajmëruar se koha po mbaron për të kundërshtuar ngritjen e saj.



