Dy avionë ushtarakë të regjimit venezuelian të Nicolas Maduro fluturuan pranë një anijeje të Marinës Amerikane në ujërat ndërkombëtare.
Ky veprim shumë provokues synon të ndërhyjë në operacionet tona kundër narkotikëve. Lajmin e konfirmoi Pentagoni në X.
“Kartelit që vepron në Venezuelë i këshillohet fuqimisht që të mos pengojë, dekurajojë ose ndërhyjë më në operacionet kundër narkotikëve dhe terrorizmit të udhëhequra nga ushtria amerikane”, thotë deklarata e Departamentit të Mbrojtjes.
Incidenti, të cilin Pentagoni tha se ndodhi në ujëra ndërkombëtare, rrit më tej tensionet vetëm dy ditë pasi një sulm amerikan vrau 11 persona në bordin e një anijeje nga Venezuela, për të cilën Presidenti Donald Trump tha se po transportonte lëndë narkotike.



