Rëndohet bilanci i tërmetit në Venezuelë, mbi 3,300 viktima. OKB paralajmëron për mijëra të zhdukur

Rëndohet bilanci i tërmetit në Venezuelë, mbi 3,300 viktima. OKB paralajmëron për mijëra të zhdukur

11 ditë pas tërmeteve shkatërruese që goditën veriun e Venezuelës, bilanci i viktimave ka kaluar mbi 3,300 të vdekur, ndërsa shpresat për të gjetur të mbijetuar po zbehen.

 

Edhe pse operacionet zyrtare të kërkim-shpëtimit po reduktohen gradualisht, familjarët e viktimave dhe vullnetarët vazhdojnë të kërkojnë mes rrënojave, duke mos hequr dorë nga shpresa për të gjetur të afërmit e tyre.

 

Autoritetet venezueliane nuk kanë publikuar ende një shifër zyrtare për personat e zhdukur. 

Megjithatë, Kombet e Bashkuara vlerësojnë se deri në 50 mijë persona mund të rezultojnë ende të pagjetur, ndërsa burime të tjera flasin për rreth 10 mijë të zhdukur.

 

Pavarësisht kalimit të ditëve, disa persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat gjatë kësaj jave, duke ofruar një fije shprese mes tragjedisë.

 

Katastrofa ka lënë pasoja të rënda edhe në infrastrukturë. Mbi 16 mijë persona kanë mbetur pa strehë, ndërsa qindra ndërtesa janë shembur plotësisht, duke përkeqësuar krizën humanitare në zonat e prekura.

 

Në qytetin La Huira, një nga zonat më të goditura, po zhvillohen varrime masive për viktimat. 

Në varrezat La Esperanza janë varrosur mbi 150 trupa të paidentifikuar, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë të nxjerrin viktima nga rrënojat dhe të hapin varre të reja.

 

Ndërkohë, ekipet ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit po përfundojnë gradualisht misionet e tyre.

 Sipas AFP-së, skuadrat amerikane nga Florida dhe Virxhinia pritet të kthehen në vendin e tyre gjatë fundjavës.

 

Edhe ekipi i kërkim-shpëtimit i Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit i ka dhënë fund operacionit në Venezuelë, pasi kërkimet e fundit nuk dhanë shenja jete.

 

Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, nderoi me medalje ekipet ndërkombëtare të shpëtimit, përfshirë edhe qentë e trajnuar për kërkime, një veprim që sinjalizon mbylljen graduale të fazës së operacioneve të shpëtimit.

 

"Venezuela po përjeton një pikëllim të thellë që ka kapluar popullin tonë. Familjet vazhdojnë të shpresojnë se do t'i gjejnë të dashurit e tyre gjallë, ndërsa shumë njerëz kanë humbur gjithçka", deklaroi Rodríguez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy