Donald Trump tha për Daily Mail këtë të diel se pret që operacioni i SHBA-së kundër Iranit të zgjasë katër javë ose më pak, pa dhënë detaje mbi planin e tij.
"Gjithmonë ka qenë një proces katër-javor, kështu që sado i fortë të jetë (Irani), vendi është i madh, do të duhen katër javë ose më pak", tha presidenti amerikan në një intervistë telefonike me gazetën britanike.
Nga ana tjetër përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Kallas tha se ngjarjet e vazhdueshme në Iran nuk duhet të çojnë në një përshkallëzim që mund të kërcënojë Lindjen e Mesme, Evropën dhe më gjerë, me pasoja të paparashikueshme.
"Ngjarjet e vazhdueshme në Iran nuk duhet të çojnë në një përshkallëzim që mund të kërcënojë Lindjen e Mesme, Evropën dhe më gjerë, me pasoja të paparashikueshme, përfshirë ato ekonomike ", tha Kallas, duke folur në emër të 27 vendeve të BE-së pas një videokonference të jashtëzakonshme të ministrave të jashtëm.



