Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi këtë të premte se përdorimi i aseteve ruse për të financuar Ukrainën mund të ketë pasoja serioze.
"Është një grabitje. Por pse nuk është e mundur të kryhet kjo grabitje? Sepse pasojat mund të jenë shumë serioze ", tha Vladimir Putin gjatë konferencës së tij të madhe vjetore, e cila u transmetua në televizionin rus.
Po ashtu Putin deklaroi se trupat rusë po përparojnë përgjatë gjithë vijës së frontit dhe se ukrainasit, që i cilësoi armiq, po tërhiqet në të gjitha drejtimet.



