Kryeministri britanik për samitin e ardhshëm: Marrëveshja me BE-në do jetë me fitore për të dyja palët

Kryeministri britanik për samitin e ardhshëm: Marrëveshja me BE-në do jetë me fitore për të dyja palët

Kryeministri britanik, Andy Burnham, është shprehur optimist se Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian mund të arrijnë një marrëveshje të favorshme për të dyja palët gjatë samitit që do të mbahet në Bruksel më 20 nëntor.

 

Pas takimit me udhëheqësit evropianë në Irlandë, Burnham deklaroi se një marrëveshje e tillë mund të ndihmojë në uljen e çmimeve dhe stimulimin e ekonomisë britanike.

 

“Besoj se ekziston mundësia për një marrëveshje të mirë, që do të ishte fitore për të dyja palët, si për Britaninë ashtu edhe për Evropën”, tha ai.

 

Burnham shtoi se marrëveshja mund të afrohet me atë që qytetarët britanikë mendonin se po votonin në referendumin e vitit 2016 për Brexit-in.

 

Në prag të samitit, Londra dhe Brukseli kanë rënë dakord për një projekt-marrëveshje që parasheh heqjen e kontrolleve pas Brexit-it për eksportet e produkteve ushqimore dhe bujqësore.

 

Kjo çështje ka nxitur debate në politikën britanike. Udhëheqësja e Partisë Konservatore, Kemi Badenoch, ka kundërshtuar afrimin me rregullat e BE-së, duke argumentuar se një hap i tillë do ta kthente vendin prapa.

 

Nga ana tjetër, Partia e Gjelbër dhe Partia Laburiste Skoceze kanë kërkuar që Mbretëria e Bashkuar të ribashkohet me unionin doganor të BE-së.

 

Në referendumin e vitit 2016, shumica e votuesve britanikë mbështetën largimin nga Bashkimi Evropian. Marrëveshja e tërheqjes u nënshkrua më 24 janar 2020, ndërsa largimi zyrtar i Mbretërisë së Bashkuar nga blloku u bë më 31 janar të po atij viti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy