NYT: Ushtria izraelite përdhunon palestinezët. Netanjahu: Akuzë gjakatare

NYT: Ushtria izraelite përdhunon palestinezët. Netanjahu: Akuzë gjakatare

Qeveria izraelite dhe medie të shumta pranë qeverisë në Tel Aviv janë hedhur në sulm kundër medias amerikane “New York Times”. 

 

 

Gazetari Nikolas Kristof publikoi së fundmi rrëfime të palestinezëve mbi përdhunimet sistematike të ushtrisë izraelite ndaj burrave dhe grave palestineze. 

 

 

Gazetari udhëtoi vetë në Lindjen e Mesme dhe shkruan se përdhunimet u kryen në një burg ushtarak në Gaza. Rrëfimi i tij bazohej në 14 raste të torturës seksuale. Media izraelite “Haaretz”, amerikania “CNN” ka publikuar gjithashtu raportime për përdhunime nga ushtria izraelite. 

 

 

Për rastin reagoi edhe vetë kryeministri Benjamin Netanyahu. Ai i cilësoi shpifje gjakatare. Një nga dëshmitë pretendonte se personeli i sigurisë izraelite stërviste qen për të përdhunuar të burgosurit. 

 

 

Media izraelite “The times of Israel” akuzon se artikulli është bazuar në disa të dhëna të disa OJQ-ve që janë kundër Izraelit, përhapin konspiracione kundër tij dhe mbështesin Hamasin.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy