Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit iranian të Inteligjencës

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit iranian të Inteligjencës

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi zyrtarisht vrasjen e ministrit të Inteligjencës Iraniane, Ismail Khatib. "Priten surpriza të mëdha në të gjitha frontet gjatë gjithë ditës, të cilat do të intensifikojnë luftën që po zhvillojmë kundër Iranit dhe Hezbollahut", shtoi ai në një deklaratë nga Shtabi i Mbrojtjes në Tel Aviv.

 

"Intensiteti i sulmeve në Iran po rritet: jemi në mes të fazës vendimtare. Politika e Izraelit është e qartë dhe e paekuivok: askush në Iran nuk gëzon imunitet dhe të gjithë janë në shënjestër."

 

Sipas zëdhënësit të IDF, Khatib, Khatib u vra në një sulm ajror izraelit mbrëmë në Teheran. "Khatib u emërua ministër i Inteligjencës nga Udhëheqësi Suprem, Ali Khamenei, në vitin 2021. Ai luajti një rol kyç në mbështetjen e shtypjes së brendshme të regjimit dhe aktiviteteve terroriste përmes mbikëqyrjes, spiunazhit dhe kryerjes së operacioneve të fshehta në të gjithë botën, veçanërisht kundër Shtetit të Izraelit dhe vetë qytetarëve iranianë", thuhet në deklaratën e IDF.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy