Karburanti dhe energjia në rrezik? Meloni paralajmëron nga Katari për pasojat e luftës

Karburanti dhe energjia në rrezik? Meloni paralajmëron nga Katari për pasojat e luftës

Nga Katari, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka ngritur alarmin për pasojat që një përshkallëzim i mundshëm i konfliktit me Irani mund të ketë mbi ekonominë dhe furnizimin energjetik të Italisë.

 

Gjatë një vizite zyrtare në Katari, Meloni theksoi se çdo ndërprerje e prodhimit apo tranzitit të energjisë në rajonin e Gjirit Persik do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve.

 

“Sapo prodhimi ose tranziti tkurret apo ndalet, çmimet rriten për të gjithë. Në rast përkeqësimi, rrezikojmë të mos kemi energjinë e nevojshme edhe në Itali”, deklaroi ajo.

 

Sipas saj, Katari mbulon rreth 10% të nevojave të Italisë për gaz, ndërsa vendet e Gjirit sigurojnë rreth 15% të naftës që konsumon vendi. Për këtë arsye, Meloni e cilësoi rajonin si strategjik për sigurinë energjetike italiane dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve me partnerët e tij.

 

Ndërkohë, shqetësimet për furnizimin me karburant janë reflektuar edhe në sektorin ajror. Kompania Air BP Italia paralajmëroi për disponueshmëri të kufizuar të karburantit në disa aeroporte italiane gjatë periudhës 2–9 prill, duke u kërkuar pilotëve të marrin masa paraprake.

 

Megjithatë, sipas autoriteteve italiane të aviacionit, mungesa lidhet kryesisht me fluksin e lartë të udhëtimeve gjatë festës së Pashkët dhe jo drejtpërdrejt me tensionet në Lindjen e Mesme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy