Kryetari i ri i Parlamentit çek heq flamurin ukrainas nga godina

Kryetari i ri i Parlamentit çek heq flamurin ukrainas nga godina

Kryetari i ri i Parlamentit çek hoqi flamurin ukrainas që kishte qenë i varur në ndërtesë që nga viti 2022. 

 

"U deshën vetëm disa sekonda", tha i sapozgjedhuri Tomio Okamura. 

 

Okamura, një biznesmen dhe politikan çek me origjinë japoneze, drejton partinë e ekstremit të djathtë "Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë" dhe mbështet hapur pikëpamjet pro-ruse. 

 

Para zgjedhjeve, ai bëri thirrje për kufizimin e të drejtave të refugjatëve ukrainas dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë.

 

Ish-zëvendëskryeministri Marian Jurečka e quajti atë një "njeri patetik", dhe tha se ai hoqi një simbol solidariteti dhe guximi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy