Tajlanda njoftoi këtë të hënë pezullimin e marrëveshjes së paqes me Kamboxhian, nënshkrimi i së cilës ishte njoftuar nga Donald Trump në fund të tetorit, pasi një shpërthim në një minë pranë kufirit plagosi dy ushtarë të saj.
Vendim e njoftoi zëdhënësi i qeverisë.
Marrëveshja synonte t’i jepte fund armiqësive midis dy vendeve, të cilat u përleshën në kufirin e tyre për pesë ditë në korrik në luftime që përfshinin trupat e tyre tokësore, artilerinë dhe avionët.
Luftimet lanë të paktën 43 të vdekur dhe shkaktuan evakuimin e më shumë se 300,000 civilëve.



