Përleshje në ishullin kroat mes turistëve nga Shqipëria dhe banorëve lokalë (VIDEO)

Përleshje në ishullin kroat mes turistëve nga Shqipëria dhe banorëve lokalë (VIDEO)

Në ishullin Pag të Kroacisë ka ndodhur një incident mes disa turistëve nga Shqipëria dhe banorëve vendas.

 

Sipas raportimeve nga mediat vendase, turistët po lëviznin me motoçikleta katërrotëshe në një park ku ndodheshin familje me fëmijë. 

 

Banorët lokalë i kanë paralajmëruar që të ndalonin këtë sjellje, pasi konsiderohej e rrezikshme.

 

Pas ndërhyrjes së banorëve, situata është tensionuar dhe ka nisur një debat verbal, i cili më pas është përshkallëzuar në përleshje fizike.

 

Raportohet se turistët nga Shqipëria e kanë pësuar më keq gjatë përplasjes. Rrethanat e plota të incidentit dhe nëse ka pasur ndërhyrje të policisë nuk janë bërë ende të ditura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy