Evropa nën pushtetin e vapës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 44°C

Evropa nën pushtetin e vapës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 44°C

Një valë e fortë dhe e zgjatur të nxehti ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës, duke detyruar autoritetet në disa vende të lëshojnë paralajmërime të nivelit më të lartë për motin ekstrem. 

 

Meteorologët parashikojnë që temperaturat në disa zona të kontinentit të arrijnë deri në 44 gradë Celsius gjatë ditëve në vijim.

 

Franca është ndër vendet më të prekura nga vala e të nxehtit. 

Kryeministri francez ka zhvilluar një mbledhje emergjente me kabinetin qeveritar, ndërsa alarmet e kuqe dhe portokalli për temperaturat e larta janë aktivizuar në dhjetëra departamente. 

Sipas parashikimeve, temperaturat në shumë rajone franceze mund të luhaten mes 37 dhe 42 gradë Celsius, duke rivalizuar nivelet rekord të regjistruara gjatë valës së nxehtësisë së vitit 2003.

 

Për shkak të rrezikut të lartë, disa autoritete lokale kanë anuluar aktivitete publike, ndërsa në zonat nën alarm të kuq janë vendosur kufizime për konsumimin e alkoolit gjatë eventeve të organizuara nga shteti.

 

Edhe Spanja po përballet me temperatura ekstreme. 

Agjencia Kombëtare Meteorologjike AEMET parashikon që termometri të shënojë deri në 42 gradë Celsius në disa lugina të vendit, ndërsa në zona të izoluara temperaturat mund të arrijnë deri në 44 gradë Celsius.

 

Në Portugali, kulmi i vapës pritet gjatë fillimit të javës së ardhshme, me temperatura që mund të ngjiten deri në 42 gradë Celsius. 

 

Paralajmërime për temperatura të larta janë lëshuar edhe në Gjermani, ku termometri pritet t’i afrohet 38 gradëve Celsius.

 

Italia po përgatitet gjithashtu për një valë të fortë të nxehti, me temperatura që në disa qytete të veriut dhe qendrës së vendit mund të kalojnë për herë të parë këtë vit pragun e 40 gradëve Celsius. 

Autoritetet italiane kanë paralajmëruar gjithashtu për rrezik stuhish në disa rajone.

 

Ndërkohë, edhe Mbretëria e Bashkuar po përballet me temperatura të pazakonta për këtë periudhë. 

Meteorologët parashikojnë që temperaturat të arrijnë deri në 34 gradë Celsius, ndërsa disa zona mund të përjetojnë të ashtuquajturat “net tropikale”, kur temperaturat nuk zbresin nën 20 gradë Celsius gjatë natës.

 

Ekspertët e klimës paralajmërojnë se valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive si pasojë e ndryshimeve klimatike.

 

 Sipas tyre, fenomenet ekstreme të motit po rrisin rrezikun për emergjenca shëndetësore, zjarre, probleme në furnizimin me energji dhe pasoja të konsiderueshme ekonomike në të gjithë kontinentin.

 

Autoritetet në vendet e prekura u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të veçantë ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy