
"Foshnja më e vjetër" në botë lindi në Shtetet e Bashkuara më 26 korrik, nga një embrion i ngrirë në vitin 1994.
Lajmin e bën të ditur Sky News, duke cituar MIT Technology Review.
Thaddeus Daniel Pierce - emri i të porsalindurit - lindi pasi embrioni, i ngrirë 31 vjet më parë, u implantua në nëntor në mitrën e Lindsey-t, e cila jeton në Ohajo me partnerin e saj, Tim Pierce.
Siç raportoi Technology Revieë, nëna dhe babai biologjikë i fëmijës iu nënshtruan trajtimit të fekondimit in vitro në vitet 1990.
Ata krijuan katër embrione të shëndetshme, por nëna, Linda Archerd, transferoi vetëm një, i cili u bë motra biologjike e Thaddeus, tani 30 vjeç.
Tre embrionet e tjera u ngrinë me shpresën se një ditë do të kishin një fëmijë tjetër.
Por më pas Linda dhe burri i saj u ndanë, dhe kur ajo arriti në menopauzë, vendosi të rivlerësonte të ardhmen e embrioneve, duke vendosur të mos ia dhuronte ato shkencës ose një çifti anonim.
Në vend të kësaj, ajo zgjodhi "adoptimin e embrioneve", gjë që i lejoi asaj të vendoste në lidhje me prindërit e ardhshëm dhe procesi u mbikëqyr nga një agjenci fetare.
Nightlight Christian Adoptions mori përsipër embrionet dhe ua besoi ato Lindsey dhe Tim Pierce, të cilët përmbushnin kriteret e Lindës - një çift i martuar i krishterë kaukazian.



