Trump njofton armëpushim 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit

Trump njofton armëpushim 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Izraeli dhe Libani kanë arritur një marrëveshje për armëpushim 10-ditor, njofton BBC. 

 

Sipas Trump, marrëveshja është arritur pas bisedave që ai zhvilloi me presidentin e Libanit, Joseph Aoun, dhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

 

“Këta dy udhëheqës janë pajtuar që, për të arritur paqe mes vendeve të tyre, të nisin zyrtarisht një armëpushim 10-ditor në orën 17:00 sipas kohës lindore amerikane”, deklaroi Trump.

 

Ai shtoi se palët janë takuar së fundmi në Uashington, në bisedime që sipas tij përbëjnë kontaktet e para të nivelit të tillë pas dekadash, me pjesëmarrjen edhe të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

 

Sipas raportimeve ndërkombëtare, kryeministri libanez e ka mirëpritur marrëveshjen, ndërsa pala izraelite ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar, por ka thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit.

 

Mediat raportojnë gjithashtu se Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, ka paraqitur disa kushte për çdo marrëveshje armëpushimi, përfshirë kufizime në lëvizjen e trupave izraelite.

 

Burime ushtarake izraelite, ndërkohë, citohet të kenë deklaruar se nuk planifikohet tërheqje nga Libani jugor gjatë periudhës së armëpushimit.

 

Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump tha se do të ftojë në Shtëpinë e Bardhë liderët e të dy vendeve për bisedime të mëtejshme, duke i cilësuar këto si negociatat më të rëndësishme mes Izraelit dhe Libanit që nga vitet ’80.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy