Hëna e Plotë e Luleshtrydhes ndriçon qiellin, shfaqet në orët e para të së martës

Hëna e Plotë e Luleshtrydhes ndriçon qiellin, shfaqet në orët e para të së martës

Në orët e para të së martës, qielli do të ndriçohet nga Hëna e Plotë e Luleshtrydhes, një nga fenomenet më të bukura astronomike të vitit. 

 

Ajo do të arrijë kulmin e saj në orën 02:56, kur do të jetë përballë Diellit dhe do të duket plotësisht e ndriçuar. Pavarësisht emrit, Hëna nuk do të marrë ngjyrën e luleshtrydhes. 

 

Ky emërtim vjen nga popujt indigjenë të Amerikës së Veriut, të cilët e lidhnin hënën e plotë të qershorit me periudhën kur piqeshin dhe korreshin luleshtrydhet e egra.

 

Në disa kultura evropiane ajo njihet edhe si “Hëna e Trëndafilave” ose “Hëna e Mjaltit”, emra që lidhen me lulëzimin e natyrës dhe traditat e stinës. 

 

Fenomeni do të jetë i dukshëm me sy të lirë nëse kushtet atmosferike janë të favorshme, ndërsa pranë horizontit Hëna mund të duket më e madhe dhe të marrë nuanca të arta ose portokalli, falë një efekti optik të krijuar nga atmosfera e Tokës. 

 

Për adhuruesit e astronomisë, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shijuar një nga pamjet më spektakolare të qiellit veror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy