Trump përsërit kërcënimet për pushtim/ Zyrtarë të Groenlandës dhe Danimarkës takohen në SHBA

Trump përsërit kërcënimet për pushtim/ Zyrtarë të Groenlandës dhe Danimarkës takohen në SHBA

Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt dhe homologu i saj danez, Lars Lokke Rasmussen, do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me zëvendëspresidentin e SHBA-së, J.D. Vance, dhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, në një kohë që administrate Trump ka vijuar me deklaratat për të marrë ishullin e Arktikut. 

 

Ky takim ka një rëndësi të veçantë në një kohë që kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, dhe kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, janë shprehur fuqimisht kundër ideve të presidentit Trump për një pushtim të mundshëm.

 

Gjatë një konference për shtyp një ditë më parë, kryeministri Nielsen i Groenlandës tha se nëse territori vetëqeverisës danez duhet të zgjedhë midis SHBA-së dhe Danimarkës, “ ne zgjedhim Danimarkën ”.

 

“Është një presion krejtësisht i papranueshëm nga aleati ynë më i ngushtë. Por ka shumë gjëra që sugjerojnë se pjesa më e vështirë është ende përpara nesh. Nëse territori vetëqeverisës danez duhet të zgjedhë midis SHBA-së dhe Danimarkës, ne zgjedhim Danimarkën.”

 

Prej kohësh presidenti amerikan Donald Trump, është shprehur se dëshiron ta bëjë Groenlandën pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke shkuar edhe më tej duke thënë se ishulli, i cili ndodhet strategjikisht midis Evropës dhe Amerikës së Veriut, është jetik “nga pikëpamja e sigurisë kombëtare”. Takimi që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë synon të sqarojë perspektivat dhe konturet e mundshme të një zgjidhjeje të negociuar të krizës.

 

Ndërkohë që vetë banorët e Groenlandës, janë shprehur kundër presidentit Trump, dhe nuk duan që ishulli i tyre të bëhet pjesë e SHBA-së. Danimarka, e cila e ka menaxhuar Groenlandën për shekuj me radhë, përballet me presion në rritje për të forcuar mbrojtjen e Arktikut për t'iu kundërvënë tensioneve gjeopolitike. Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, planifikon të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Bruksel javën e ardhshme, me stërvitje shumëkombëshe të NATO-s të planifikuara në Groenlandë deri në vitin 2026.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy