Ushtria amerikane ka shkatërruar një tjetër anije të dyshuar për trafik droge në Paqësor, duke vrarë tre persona, njoftoi shefi i Pentagonit, Pete Hegseth.
Pas disa javë sulmesh në Karaibe, ky është sulmi i dytë në Paqësor brenda pak orësh, pjesë e një patrulle detare që Shtetet e Bashkuara pretendojnë se është projektuar për të ndërprerë trafikimin e drogës.
Megjithatë, për herë të parë, anija në fjalë nuk ndodhej në Detin e Karaibeve, por në Oqeanin Paqësor.
“Me urdhër të Presidentit Trump, Departamenti i Luftës kreu një sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje që operohej nga një organizatë e caktuar terroriste dhe që kryente trafik narkotikësh në Paqësorin Lindor. Gjatë sulmit, i cili u krye në ujëra ndërkombëtare, në bordin e anijes ndodheshin dy narko-terroristë. Terroristët u vranë”, shkroi Hegseth në mediat sociale.
Një video që shoqëron postimin e Hegseth tregon një raketë që godet një varkë të vogël e cila më pas shpërthen në flakë.



