IAEA: Mbrojtja kundër rrezatimit në Çernobil nuk funksionon më pas sulmit me dron

IAEA: Mbrojtja kundër rrezatimit në Çernobil nuk funksionon më pas sulmit me dron

Mbrojtësja gjigante prej çeliku që izolon mbetjet e reaktorit të shkrirë në Çernobil ka humbur funksionet kryesore të sigurisë pas një sulmi me dron në shkurt, konfirmoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

 

Sipas Euronews, mbrojtësja moderne, e përfunduar në vitin 2019 nga një konsorcium evropian dhe e ndërtuar për të zëvendësuar sarkofagun sovjetik të vitit 1986, u godit në shkurt nga një dron rus Shahed, sipas prokurorëve ukrainas.

 

Gjatë inspektimit të fundit, IAEA konstatoi se goditja ka kompromentuar aftësinë izoluese të strukturës dhe ka dëmtuar pjesë të çelikut.

 

Drejtori i IAEA-s, Rafael Grossi, deklaroi: “Struktura ka humbur funksionet e saj kryesore të sigurisë, përfshirë aftësinë për të izoluar rrezatimin. Por nuk ka dëmtime të përhershme në pjesët mbajtëse apo sistemet e monitorimit.”

 

 

Sipas autoriteteve ukrainase, droni shpërthyes shkaktoi zjarr dhe dëmtoi mbulesën mbrojtëse, megjithëse Moska mohon çdo sulm ndaj impiantit bërthamor.

 

OKB njoftoi se nuk pati rritje të rrezatimit dhe nuk u raportuan rrjedhje pas incidentit.

 

Pas shpërthimit katastrofik të vitit 1986, sovjetikët e izoluan reaktorin me një sarfokag beton që kishte jetëgjatësi 30-vjeçare. Struktura e re shumë-shtresore, mbi 100 metra e lartë, u ndërtua për të përmbajtur karburantin bërthamor të shkrirë që mbetet ende nën sarkofag.

 

Megjithatë, sulmi i shkurtit ka rihapur shqetësimet për sigurinë bërthamore në një zonë tashmë të brishtë.

 

Euronews raporton se përveç Çernobilit, shqetësimet janë përqendruar edhe te centrali bërthamor i Zaporizhias, impianti më i madh bërthamor në Evropë, i cili ndodhet nën pushtim rus që nga viti 2022.

 

Që më 23 shtator, ai funksionon vetëm me gjeneratorë rezervë dizeli, pasi linja e fundit e jashtme e energjisë është ndërprerë.

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e quajti situatën në tetor “kritike”, duke paralajmëruar se: “Gjeneratorët nuk janë projektuar të punojnë për kaq gjatë.”

 

IAEA e ka quajtur përdorimin e gjeneratorëve “vija e fundit e mbrojtjes”, por thekson se përdorimi i tyre i shpeshtë është bërë “shumë më i zakonshëm se ç’duhet”.

 

Grossi tha se ndërsa janë bërë disa riparime në Çernobil, nevojiten restaurime të plota për të shmangur degradimin e mëtejshëm të strukturës mbrojtëse.

 

“Për sa kohë që konflikti vazhdon, siguria bërthamore mbetet nën kërcënim serioz. Ka pak lajme pozitive, por jemi ende larg sigurisë së plotë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy