Franca i bllokon papritur Malit të Zi mbylljen e dy kapitujve/ Motive elektorale, apo ndihmë për Vuçiç-in?

Franca i bllokon papritur Malit të Zi mbylljen e dy kapitujve/ Motive elektorale, apo ndihmë për Vuçiç-in?

Vetëm 24 orë pas mesazhit të kancelari gjerman Friedrich Merz se duhet të fillojë shkrimi i traktatit për pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian , Franca, pa njoftim apo paralajmërim paraprak, e bllokoi Podgoricën nga mbyllja e dy kapitujve në negociatat me Brukselin.

 

“Drita e kuqe” për dy kapituj, 11  (Bujqësia dhe Zhvillimi Rural) dhe 13 (Peshkimi)  u dha dje nga përfaqësuesit francezë në seancat e organeve të Këshillit të BE-së.

 

Sipas informacioneve jozyrtare nga “Vijesti”, francezët pohuan se dy kapitujt nuk ishin gati për të marrë “OK”-in final dhe se nuk ishin të harmonizuara mjaftueshëm me legjislacionin e BE-së, megjithatë, pa dhënë arsye specifike për qëndrimin e tyre. 

 

Edhe pse vendimi i Francës mund të ndryshohet në nivel ministror ku vendimi përfundimtar për mosmbylljen e kapitullit do të merret më 16 dhjetor, shanset që kjo të ndodhë janë shumë të vogla. 

 

Sidomos pasi Këshilli i BE-së njoftoi zyrtarisht një konferencë ndërqeveritare mbrëmë, axhenda e së cilës do të përfshijë vendime për tre kapitujt e mbetur: 3 (E drejta e vendosjes dhe liria e ofrimit të shërbimeve), 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit) dhe 6 (E drejta tregtare).

 

Një vendim thjesht politik?

Arsyet e lëvizjes franceze mund të spekulohen vetëm për momentin. Burime nga "Vijesti" flasin për dy skenarë. 

I pari, që udhëheqësi i Francës Emanuel Macron, partia e të cilit përballet me një betejë elektorale për të mbetur në pozicionin presidencial në vitin 2027, ka vendosur ta lërë mënjanë temën e zgjerimit të BE-së, e cila nuk ka mbështetjen e shumicës në shoqërinë vendase. Kujtojmë që forcat opozitare mes të cilave Fronti Nacional kundërshtojnë fuqimishëm zgjerimin e BE-së. 

 

Skenari i dytë i supozuar është se bëhet fjalë për “ndihmë” ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili dy ditë më parë u kërkoi zyrtarëve të Brukselit që të lejojnë të gjithë Ballkanin Perëndimor të bashkohet me BE-në në të njëjtën kohë.

 

Dyshimet shtohen nga fakti që Parisi tha mendim pozitiv për 5 kapitujt gjatë diskutimeve në Komisionin Europian, dhe propozoi mbylljen e tyre, ndërsa krejt papritur ndryshoi tërësisht pa dhënë shpjegime. Kësisoj ngrihet pyetja: A është ky një vendim thjesht politik. 

 

Sidoqoftë, ky veprim i Francës mund t’i kushtojë shtrenjtë Podgoricës, duke e zvarritur më gjatë integrimin e saj në BE. 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy