Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi të enjten, shkarkimin e Pam Bondi nga detyra e Prokurores së Përgjithshme dhe njoftoi emërimin e Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Todd Blanche, ish-avokatit të saj personal, si Prokuror i ri i Përgjithshëm në detyrë.
“Pam Bondi është një patriote e madhe amerikane dhe një mike besnike, e cila ka shërbyer me besnikëri si prokurore e përgjithshme gjatë vitit të kaluar. Pam ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke udhëhequr një goditje gjithëpërfshirëse kundër krimit në të gjithë vendin tonë, me vrasjet që kanë rënë në nivelet e tyre më të ulëta që nga viti 1900”, shkroi Trump në rrjetin social Truth.
Ne e duam Pam, dhe ajo do të kalojë në një punë të re shumë të nevojshme dhe të rëndësishme në sektorin privat, e cila do të shpallet në një datë të mëvonshme, ndërsa Zëvendës Prokurori ynë i Përgjithshëm, një jurist shumë i talentuar dhe i respektuar, Todd Blanche, do të marrë përsipër detyrën e prokurorit të përgjithshëm në detyrë.



