Presidenti amerikan Donald Trump, ka ftuar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, të bëhet anëtar i të ashtuquajturit “Këshilli i Paqes”, i cili do të mbikëqyrë qeverisjen e përkohshme të Gazës, njoftoi të shtunën presidenca turke.
“Presidenti amerikan Trump i ka dërguar një letër duke e ftuar Presidentin Erdogan të bëhet anëtar themelues i Këshillit të Paqes në Gaza”, tha zyra e Erdoganit.
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten disa anëtarë të Këshillit të Paqes, të cilin Trump do ta kryesojë.
Midis tyre janë Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, si dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio, i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner.



