Gazetari Sokol Brahaj për konfliktin në Gaza thotë se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vazhdon akuzat se qeveria izraelite e Benjamin Netanyahut po bën gjenocid dhe shfarosje ndaj palestinezëve dhe kësaj situate do i vijë fundi dhe të gjithë kasapët do të dënohen.
Ndërsa Turqia ka dhënë sinjale se do të ketë ndërhyrje në situatën në Gaza, Brahaj tha për “MCN Live”, se vetëm forca mund të ndalojë Izraelin.
Përveç deklaratave nuk kemi një lëvizje nga Turqia apo shtetet myslimane për të mos vrarë më dhe për të mos pasur shfarosjen në Rripin e Gazës. Vetëm forca mund ta ndalojë Izraelin.
Nëse lobi i fortë hebre në mbarë botën nuk heq dorë, deklaratat e Erdogan janë për konsum të brendshëm. Atë që bëri Hitleri kundër hebrenjve, të njëjtën gjë po bëjnë hebrenjtë me palestinezët.
Flitet për një ndërhyrje ushtarake të Turqisë në Rripin e Gazës, por pikëpyetja është se në cilin ligj ndërkombëtar do mund të futet?
Kjo është e pamundur. Fqinjët e Gazës, nuk po bëjnë asgjë, ndërsa Turqia ka shtete në mes deri në Gaza dhe për të shkuar atje është e pamundur.



