Kryeministri britanik, Keir Starmer, pritet të njoftojë të hënën largimin e tij nga drejtimi i qeverisë, pas presionit në rritje nga deputetët e Partisë Laburiste për t’i hapur rrugë që të marrë drejtimin e partisë.
Për javë të tëra, Starmer dhe mbështetësit e tij kishin deklaruar se do të përballeshin me çdo sfidë për lidershipin e partisë.
Megjithatë, fitorja bindëse e Burnham në zgjedhjet e pjesshme parlamentare të zhvilluara të enjten ka shtuar zërat për një ndryshim në krye të qeverisë britanike.
Sekretari britanik për Biznesin, deklaroi se Starmer po shfrytëzon fundjavën për të reflektuar mbi situatën politike dhe sfidat me të cilat përballet.
Ai nuk pranoi të komentojë mbi planet e kryeministrit, por nuk mohoi mundësinë e një largimi të afërt nga posti.
Sipas Kyle, Starmer ka zhvilluar bisedime me një numër të madh personash gjatë ditëve të fundit dhe po vlerëson me kujdes hapat e ardhshëm politikë.
Nga ana tjetër, zyra e kryeministrit në Downing Street ka mohuar zërat për një dorëheqje të afërt, duke theksuar se qëndrimi i Starmer mbetet i pandryshuar.
Vetë kryeministri deklaroi të premten se, nëse do të kishte një garë për drejtimin e partisë, ai do të kandidonte, duke paralajmëruar se një proces i tillë do ta fuste vendin në kaos politik.
Megjithatë, pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme dhe presionit në rritje brenda Partisë Laburiste, vëmendja është përqendruar te vendimi që Starmer pritet të bëjë publik gjatë ditës së hënë.



