Studimi/ Një test i ri gjaku mund të përshpejtojë diagnostikimin e 50 llojeve të kancerit

Studimi/ Një test i ri gjaku mund të përshpejtojë diagnostikimin e 50 llojeve të kancerit

Një analizë gjaku për më shumë se 50 lloje kanceri mund të ndihmojë në përshpejtimin e diagnozës. 

 

Ky është përfundimi i një studimi të ri.

 

Rezultatet e një prove në Amerikën e Veriut tregojnë se testi ishte në gjendje të identifikonte një gamë të gjerë kanceresh.

 

Më shumë se gjysma e kancereve u zbuluan në një fazë të hershme, ku ato janë më të lehta për t'u trajtuar dhe potencialisht të shërueshme.

 

Testi Galleri, i prodhuar nga firma farmaceutike amerikane Grail, mund të zbulojë fragmente të ADN-së kanceroze që janë shkëputur nga një tumor dhe qarkullojnë në gjak. Aktualisht po testohet nga NHS.

 

Në studimin u përfshinë 25,000 të rritur nga SHBA-ja dhe Kanadaja gjatë një viti, ku pothuajse një në 100 prej tyre mori një rezultat pozitiv. Për 62% të këtyre rasteve, kanceri u konfirmua më vonë.

 

Hulumtuesi kryesor, Dr. Nima Nabavizadeh, tha se të dhënat treguan se testi mund të "dryshojë rrënjësisht qasjen e tyre ndaj shqyrtimit të kancerit.

 

Ai shpjegoi se kjo mund të ndihmojë në zbulimin e shumë llojeve të kancerit më herët, kur shanset për trajtim të suksesshëm apo edhe shërim janë më të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy