Bashkëthemeluesi i firmës së kriptomonedhave Terraform Labs u dënua me 15 vjet burg pasi një gjykatë amerikane zbuloi se ekosistemi i tij i stablecoin-eve prej 40 miliardë dollarësh ishte mbështetur në mashtrimi.
Manjati 34-vjeçar i kriptomonedhave, Do Kwon, u dënua të enjten me 15 vjet burg për një mashtrim që zhduku kriptomonedha me vlerë 40 miliardë dollarë, shkatërroi organizatat bamirëse dhe i çoi disa investitorë në prag të vetëvrasjes.
Kwon, i diplomuar në Stanford, i njohur nga disa si “mbreti i kriptomonedhave”, kërkoi falje pasi dëgjoi të dëmtuarit, njërin në gjykatë dhe të tjerët në telefon, të cilët përshkruanin pasojat që mashtrimi i tij pati në jetën e tyre, duke përfshirë zhdukjen e të gjitha fondeve të pensionit të shumë njerëzve.
Gjykatësi Paul A. Engelmayer tha në një seancë dëgjimore njëditore për dënimin në një gjykatë federale të Manhattanit se rekomandimi i qeverisë për 12 vjet burg ishte paarsyeshëm dhe i butë dhe se kërkesa e mbrojtjes për pesë vjet ishte e paimagjinueshme dhe tejet e paarsyeshme.
Kwon rrezikonte një dënim maksimal prej 25 vitesh burg.
Gjykatësi e quajti “një mashtrim në një shkallë epike, breznore” dhe tha se Kwon kishte një kontroll pothuajse mistik mbi investitorët dhe shkaktoi shkatërrim njerëzor të pallogaritshëm.



