Marrëveshja bujqësore me Brazilin shtyhet në janar/ Gjermania pro, Franca kundër

Marrëveshja bujqësore me Brazilin shtyhet në janar/ Gjermania pro, Franca kundër

Nënshkrimi i marrëveshjes tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Amerikës së Jugut do të shtyhet në janar. Sipas mediave në Bruksel, shefja e Komisionit Evropian Ursula Von der Lejen ka shtyrë nënshkrimin e saj pas mospajtimit të Francës dhe Italisë. Brazili ka reaguar pozitivisht. 

 

“Kryeministrja italiane Giorgia Meloni më kërkoi të  kemi durim ndërsa më la të kuptoj se Italia do të jetë gati së shpejti për marrëveshjen”, tha Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Da Silva.

 

Marrëveshja tregtare mes Evropës dhe Brazilit, Argjentinës, Uruguait dhe Paraguait ka rreth 25 vjet që diskutohet. Sipas specialistëve të fushës, krijon një nga zonat më të mëdha ekonomike në botë, por fermerët francezë dhe italianë duan mbrojtje më të madhe, teksa frikësohen se do të dobësohen prej fluksit të mallrave të lira nga Brazili dhe fqinjët e tij. 

 

Mijëra fermerë protestuan në Bruksel të enjten. Mbi 7 mijë fermerë me mbi 1,000 traktorë hynë në qytet ndërsa kërkuan nga liderët evropianë që të shtynin nënshkrimin e marrëveshjes. 

 

Gjermania, Spanja dhe vendet nordike e mbështesin marrëveshjen, por Franca dhe Italia janë kundër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy