Ministria e Jashtme e Izraelit e quan njohjen e Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja, asgjë tjetër veçse një shpërblim për Hamasin
Në një postim në X , Ministria e Jashtme e Izraelit shkroi se njohja e Palestinës si shtet nga Mbretëria e Bashkuar nuk është gjë tjetër veçse një shpërblim për Hamasin xhihadist.
Njohja nuk është gjë tjetër veçse një shpërblim për Hamasin xhihadist, të inkurajuar nga Vëllazëria Myslimane e lidhur me të në Mbretërinë e Bashkuar.
Vetë udhëheqësit e Hamasit e pranojnë hapur: kjo njohje është një rezultat i drejtpërdrejtë, “fryti” i masakrës së 7 tetorit.
Mos lejoni që ideologjia xhihadiste të diktojë politikën tuaj.



