Pas Britanisë, Kanadasë dhe Australisë, Portugalia njeh zyrtarisht shtetin palestinez

Pas Britanisë, Kanadasë dhe Australisë, Portugalia njeh zyrtarisht shtetin palestinez

Ministri i Jashtëm i Portugalisë, Paulo Rangel, njoftoi të dielën se vendi i tij njeh zyrtarisht shtetin palestinez.

“Njohja e shtetit palestinez përbën zbatimin e një linje themelore dhe konsistente të politikës së jashtme portugeze”, u tha Rangel gazetarëve nga selia e misionit të përhershëm të Portugalisë në OKB në Nju Jork.

Ministri theksoi se Portugalia mbështet zgjidhjen me dy shtete si rruga e vetme drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Është urgjente që të ketë një armëpushim. Hamasi nuk mund të ketë asnjë formë kontrolli në Gaza ose jashtë saj. Pengjet duhen liruar të gjithë menjëherë.

Rangel theksoi gjithashtu se njohja e shtetit palestinez “nuk e zhduk katastrofën humanitare në Gaza” dhe dënoi urinë, shkatërrimin dhe zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

Kështu, Portugalia u bashkohet vendeve që njoftuan njohjen e Palestinës, së bashku me Britaninë, Kanadanë dhe Australinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy