Japoni, shitjet e makinave elektrike dyfishohen deri në vitin 2026

Japoni, shitjet e makinave elektrike dyfishohen deri në vitin 2026

Shitjet e automjeteve elektrike në Japoni u dyfishuan gjatë gjysmës së parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke sinjalizuar një rritje të ndjeshme të interesit për këtë segment të tregut.

 

Sipas të dhënave të shoqatave të industrisë automobilistike, nga janari deri në qershor u regjistruan 59.337 automjete elektrike, të cilat përbënin rreth 3% të totalit të shitjeve të makinave të pasagjerëve në vend.

 

Prodhuesit e lidhin këtë rritje me daljen në treg të modeleve të reja, por edhe me zgjerimin e mbështetjes financiare nga autoritetet. Në janar, qeveria japoneze rriti me mbi 40% subvencionin për blerjen e automjeteve elektrike për përdorim privat, duke e çuar atë deri në 1.3 milion jenë, ose rreth 7.000 euro.

 

Sipas transmetuesit publik NHK, Honda ka raportuar një interes të lartë për modelin e saj të ri me performancë të lartë, i prezantuar në muajin maj, i cili ka grumbulluar tashmë më shumë se 10.000 porosi, duke krijuar edhe pritje më të gjata për dorëzim.

 

Ndërkohë, edhe autoritetet lokale po forcojnë politikat mbështetëse. Në korrik, qeveria metropolitane e Tokios rriti me 30% subvencionin për blerjen e automjeteve elektrike nga banorët dhe bizneset e regjistruara në qytet, duke e çuar gjithashtu në një maksimum prej 1.3 milion jenësh.

 

Sipas NHK, rritja e kërkesës në tregun vendas vjen në një moment kur industria japoneze e automobilave po synon të rikthejë konkurrueshmërinë, duke investuar në modele të reja dhe duke u mbështetur në një skemë gjithnjë e më të gjerë stimujsh publikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy