SHBA do të hedhë në qarkullim kartëmonedha të reja me firmën e Trump, hera e parë për një President

SHBA do të hedhë në qarkullim kartëmonedha të reja me firmën e Trump, hera e parë për një President

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi se Donald Trump pritet të bëhet presidenti i parë në detyrë i SHBA-së, firma e të cilit do të shfaqet në kartëmonedhat amerikane.

 

Firma e Trump do të shfaqet pranë asaj të Sekretarit të Thesarit, Scott Besant, në një veprim të paprecedentë që departamenti tha se do të shënonte 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara.

 

Nuk ka mënyrë më të mirë për të njohur arritjet historike të vendit tonë të madh dhe të Presidentit Donald J. Trump sesa me dollarë që mbajnë emrin e tij”, tha Bessent. 

 

Kartëmonedhat e para 100 dollarëshe me firmat e Trump dhe Bessent do të shtypen në qershor, dhe do të pasojnë edhe të tjera.

 

Tradicionalisht, kartëmonedhat amerikane mbajnë firmat e zyrtarëve të Departamentit të Thesarit. Ky veprim është i fundit në një seri lëvizjesh nga administrata për t’i bashkëngjitur emrin e Trump një sërë programesh qeveritare dhe ndërtesash publike.

 

Kartëmonedhat që po shtypen këtë herë mbajnë firmat e ish-Sekretares së Thesarit të Presidentit Joe Biden, Janet Yellen, dhe të Thesaristes së SHBA-së, Lynn Malerba. 

 

Më herët këtë muaj, një komision federal i arteve miratoi gjithashtu një monedhë ari përkujtimore 24 karatëshe me imazhin e Trump, si pjesë e festimeve për 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara.

 

Kujtohet se gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, emri i Presidentit Trump u shfaq edhe në çekët e ndihmës ekonomike të dërguara miliona amerikanëve gjatë pandemisë Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy