
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë konferencës për shtyp të mbrëmjes së sotme, deklaroi se kushdo që fajëson Izraelin për veprimet e tij është një "hipokrit".
"Mos u jepni strehim terroristëve. Është e drejta jonë të veprojmë kundër terroristëve që sulmojnë nga shtete të tjera", sqaroi Netanyahu.
Po ashtu gjatë kësaj conference Netanyahu tha se Katari po financon Hamasin dhe se sulmi ndaj Dohas ishte "i justifikuar".
Nga ana tjetër Al Jazeera raporton se të paktën 106 palestinezë u vranë sot nga Izraeli në Rripin e Gazës.



