Kroacia refuzon ambasadorin izraelit/ Milanoviç: Nuk njoftohet emri pa marrë pëlqimin nga ana jonë

Kroacia refuzon ambasadorin izraelit/ Milanoviç: Nuk njoftohet emri pa marrë pëlqimin nga ana jonë

Presidenti kroat Zoran Milanoviç refuzon të miratojë ambasadorin e ri të izraelit në Zagreb. 

 

“Ambasadori që propozon shteti i Izraelit nuk ka marrë dhe as nuk do të marrë pëlqimin e Presidentit të Republikës, Zoran Milanoviç”, tha zyra e presidentit në një deklaratë të hënën. 

 

Nissan Amdur pritet të zëvendësojë ambasadorin Gary Koren, mandati i të cilit mbaron në fund të majit. 

 

Sipas medieve izraelite, Amdur mund të shkojë në Kroaci si i ngarkuar me punë, çka nuk kërkon miratimin presidencial. 

Ndërkohë, Milanoviç thotë se Izraeli ka thyer "rregullin e pashkruar" diplomatik duke njoftuar ambasadorin e propozuar para se të merrte pëlqimin. 

 

Tensionet mes Kroacisë dhe Izraelit kanë qenë në rritje për shkak të sulmeve ushtarake izraelite në Lindjen e Mesme. 

 

Në shkurt, ushtria kroate ndërpreu bashkëpunimin me ushtrinë izraelite. Zagrebi kundërshtoi gjithashtu sulmet SHBA-Izrael kundwr Iranit. 

 

Milanoviç i përket së majtës në spektrin politik kroat, ndryshe nga qeveria konservatore që mbështet Izraelin. 

 

Pas një deklarate të ambasadorit Gary Koren për praninë iraniane në Kroaci, presidenti kroat reagoi duke thënë se “Nuk duam infeksione dhe mikrobe të huaja në Kroaci, as izraelite dhe as iraniane”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy