Komisioni Evropian hap hetim ndaj platformës X për përdorimin e inteligjencës artificiale Grok

Komisioni Evropian hap hetim ndaj platformës X për përdorimin e inteligjencës artificiale Grok

Një skandal me jehonë ndërkombëtare ka shpërthyer në fillim të këtij viti, lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale Grok, e integruar në rrjetin social X (ish-Twitter). 

 

Përmes një komande të thjeshtë si “Grok, vëre në bikini”, mijëra përdorues kanë arritur të krijojnë dhe shpërndajnë imazhe të rreme, duke zhveshur pa pëlqimin e tyre gra, adoleshente dhe edhe fëmijë. Këto imazhe të fabrikuara kanë shkaktuar reagime të forta në mbarë botën. 

 

Si pasojë, Komisioni Evropian njoftoi këtë të hënë hapjen e një hetimi zyrtar ndaj platformës X, në kuadër të Rregullores për Shërbimet Digjitale (DSA). 

 

Sipas Brukselit, kompania amerikane nuk ka kryer studimet paraprake të detyrueshme për të identifikuar rreziqet që sjell integrimi i Grok në platformë, as nuk ka marrë masa parandaluese për të kufizuar këto rreziqe. 

 

Komisioni thekson se platforma ka dështuar të mbrojë përdoruesit nga përmbajtje që mund të konsiderohen si ngacmim, intimidim dhe dhunë ndaj grave dhe personave vulnerabël. 

 

Hetimi pritet të zgjasë disa muaj, madje edhe vite. Ndërkohë, autoritetet evropiane sqarojnë se nuk bëhet fjalë për një reagim të vonuar. 

 

Sipas tyre, kontaktet me përfaqësuesit e platformës X kanë nisur herët, me kërkesë të qartë për të ndërmarrë veprime urgjente kundër përhapjes së këtyre imazheve të rreme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy