Presidenti kinez mund të ushtrojë ndikim të madh mbi homologun e tij rus Vladimir Putin me qëllim zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
Kështu tha Presidenti i SHBA-ve Donald Trump të mërkurën, një javë para një takimi të planifikuar me Xi Jinping.
"Mendoj se ai mund të ketë një ndikim të madh te Putini", u tha presidenti amerikan gazetarëve gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
"Dhe me siguri do të flasim për Rusinë dhe Ukrainën", shtoi ai në lidhje me këtë tak im të planifikuar në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Korenë e Jugut.



