Një stuhi e fuqishme dimërore goditi të hënën Bregun Lindor të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sjellë reshje rekord dëbore, anulime masive fluturimesh dhe ndërprerje të gjera të energjisë elektrike.
Numri i fluturimeve të anuluara brenda, për në ose nga SHBA-ja arriti në më shumë se 5,706, sipas gjurmuesit FlightAware.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS), disa zona në Rhode Island dhe Massachusetts regjistruan deri në 94 cm borë, ndërsa në New York City ranë mbi 19 inç dëborë në Parkun Qendror.
Paralajmërimet për mot ekstrem u shtrinë nga Karolina e Veriut deri në Maine, si dhe në pjesë të Kanada lindore.
Mbi 600 mijë prona mbetën pa energji elektrike, ndërsa gazeta prestigjioze The Boston Globe njoftoi se për herë të parë në historinë e saj 153-vjeçare nuk do të dilte në shtyp për shkak të kushteve ekstreme.
Udhëtimet u kufizuan ndjeshëm, me ndalime qarkullimi në disa shtete, përfshirë Connecticut. Në Providence, kryeqytetin e Rhode Island, u regjistruan 91 cm borë, duke thyer rekordin e vitit 1978.
Stuhia e njohur si “nor’easter” tashmë është zhvendosur drejt brigjeve lindore të Kanadasë, por erërat e forta dhe kushtet e rrezikshme të motit pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.



