SHBA paralajmëron bllokadë të porteve iraniane/ Trump: Nuk më intereson nëse Teherani rikthehet në negociata

SHBA paralajmëron bllokadë të porteve iraniane/ Trump: Nuk më intereson nëse Teherani rikthehet në negociata

Ushtria amerikane ka njoftuar se do të nisë një bllokadë të porteve iraniane duke filluar nga dita e e hënë. 

 

Sipas autoriteteve në Uashington, SHBA-të nuk do të pengojnë anijet që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit drejt ose nga vende të tjera, ndërsa tensionet në rritje kanë bërë që çmimet e naftës të kalojnë sërish mbi 100 dollarë, njofton BBC.

 

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se nuk e konsideron prioritet rikthimin e Iranit në tryezën e negociatave. “Nuk më intereson nëse kthehen apo jo në bisedime. Nëse nuk kthehen, jam në rregull,” u shpreh ai, duke theksuar gjithashtu se SHBA nuk do të lejojë në asnjë rrethanë që Irani të sigurojë armë bërthamore.

 

Duke folur nga baza ushtarake Andrews në Maryland, Trump shtoi se Teherani vazhdon të ndjekë ambiciet e tij bërthamore dhe pretendoi se kapacitetet ushtarake iraniane janë dobësuar ndjeshëm.

 

Nga ana tjetër, Irani ka reaguar ashpër, duke paralajmëruar se çdo anije ushtarake që i afrohet rrugëve të tij detare do të “trajtohet rëndë”. Kryetari i parlamentit iranian theksoi se vendi nuk do të “dorëzohet para kërcënimeve”.

 

Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se palët kishin qenë “disa centimetra larg” arritjes së një marrëveshjeje gjatë bisedimeve në Pakistan, por sipas tij, procesi dështoi për shkak të “maksimalizmit” dhe “ndryshimit të objektivave” nga pala tjetër.

 

Ndërkohë, bllokada e paralajmëruar pritet të përfshijë ndalimin e anijeve të të gjitha kombësive që hyjnë ose dalin nga portet iraniane, përfshirë ato në Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit. 

 

Megjithatë, SHBA-të kanë sqaruar se do të lejojnë lundrimin në Ngushticën e Hormuzit për anijet që nuk kanë lidhje me Iranin, me qëllim shmangien e një ndërprerjeje të plotë të furnizimit global me energji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy