Moska kërkon dëmshpërblim nga BE pas ngrirjes së aseteve

Moska kërkon dëmshpërblim nga BE pas ngrirjes së aseteve

Rusia po ndërmerr veprime ligjore nëpërmjet gjykatës së arbitrazhit për të rikuperuar dëmet që vijnë nga ngrirja e aseteve ruse në Bashkimin Europian.

 

Drejtori i Departamentit për Çështjet Evropiane të Ministrisë së Punëve të Jashtme Ruse, Vladislav Maslennikov, e bëri një deklaratë të tillë në një intervistë me agjencinë e lajmeve Tass.

 

Mund të them se në dhjetor 2025, Banka e Rusisë paraqiti një padi në Gjykatën e Arbitrazhit të Qytetit të Moskës për kompensim për dëmet e shkaktuara nga pamundësia për të disponuar fondet që i përkasin shtetit rus. Vendi ynë, edhe nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, do të vazhdojë të ndjekë kthimin e aseteve të mbajtura në mënyrë të paligjshme në BE. 

 

Duke ngrirë rezervat sovrane ruse dhe asetet e investitorëve privatë në Federatën Ruse, BE-ja ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe është paraqitur para komunitetit botëror si një partner jashtëzakonisht i pabesueshëm. Ne e konsiderojmë çdo veprim të paligjshëm kundër aseteve ruse si vjedhje, ndaj të cilit vendi ynë do të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy