Fjalimi i Netanyahut në OKB, dhjetëra përfaqësues braktisin sallën

Fjalimi i Netanyahut në OKB, dhjetëra përfaqësues braktisin sallën

Në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nisi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme, rreth 77 delegacione u larguan nga salla, duke lënë pas një numër të madh vendesh bosh, sipas BBC.

 

Largimi ndodhi në momentin kur Netanyahu mori fjalën. Kryeministri izraelit reagoi drejtpërdrejt ndaj delegatëve që po dilnin nga salla, duke deklaruar: “Për të gjithë frikacakët që duan të largohen, ju lutem, bëjeni tani.”

 

Fjalimi u zhvillua në një klimë të tensionuar ndërkombëtare, ndërsa lufta në Gaza dhe veprimet ushtarake të Izraelit kanë shkaktuar kritika dhe protesta nga vende të ndryshme. 

 

Para fjalimit, përfaqësuesi palestinez në OKB kishte bërë thirrje për bojkotimin e fjalimit të kryeministrit izraelit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy