Izraeli drejt zgjedhjeve të parakohshme, parlamenti miraton hapin e parë për shpërndarjen e Knessetit

Izraeli drejt zgjedhjeve të parakohshme, parlamenti miraton hapin e parë për shpërndarjen e Knessetit

Parlamenti izraelit ka miratuar në lexim të parë projektligjin për shpërndarjen e Knessetit, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme që mund të mbahen në vjeshtë. 

 

Projektligji u miratua me 106 vota pro dhe asnjë kundër, por për t'u bërë ligj duhet të kalojë edhe tre lexime të tjera. Ende nuk është caktuar një datë zyrtare për zgjedhjet, megjithëse drejtuesit e koalicionit kanë lënë të kuptohet se ato mund të zhvillohen mes 8 shtatorit dhe 20 tetorit. 

 

Lëvizja vjen pas përçarjeve brenda koalicionit qeverisës, veçanërisht me partinë  United Torah Judaism (UTJ), e cila wshtw e revoltuar për shkak të dështimit të qeverisë për të miratuar një ligj që do të garantonte përjashtimin e studentëve të shkollave fetare nga shërbimi ushtarak. 

 

Partia United Torah Judaism ka kërkuar shpërndarjen e parlamentit, duke akuzuar qeverinë se nuk ka mbajtur premtimet për çështjen e rekrutimit ushtarak. 

 

Sipas raportimeve, kryeministri Benjamin Netanyahu u ka kërkuar aleatëve të tij të mos shtyjnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme në shtator, duke paralajmëruar se një skenar i tillë mund të dëmtojë shanset e bllokut të djathtë për të qëndruar në pushtet. 

 

Edhe nëse zgjedhjet nuk mbahen më herët, Izraeli duhet të zhvillojë zgjedhje parlamentare jo më vonë se 27 tetori, sipas afateve ligjore aktuale.

 

Duke iu drejtuar gazetarëve përpara takimit javor të fraksionit të partisë së tij Yesh Atid para votimit, udhëheqësi i opozitës Yair Lapid i përshëndeti zgjedhjet e ardhshme si një shans për të ecur përpara nga ajo që ai e përshkroi si një nga qeveritë më të këqija në historinë e Izraelit.

 

Ndërsa Knesseti do të jetë në gjendje të vazhdojë të miratojë ligje edhe pasi të shpërbëhet deri në formimin e parlamentit të ardhshëm, zgjedhjet e parakohshme ka të ngjarë të ndërlikojnë përpjekjet legjislative të koalicionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy